Pas videos Bleona pushon rojet: Njerezit e bojkotuan

Sep 12, 2012 | 20:02
Pamje nga video

Pas publikimit të videos nudo, Bleona Qerreti i ka dhënë fundi bashkepunimit me kompaninë e sigurimit me të cilën kishte vendosur të bashkëpunonte gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni për një tur koncertesh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjatë qëndrimit të saj në Tetovë ku po zhvillon parapërgatitjet për koncertin që do të zhvillohet më 15 shtator në sheshin “Iliria.

Gjatë konferencës për shtyp, Bleona ka thënë se ka fansa që e mbështesin fort, dhe se video nga shumica prej tyre është bojkotuar.

Bleona është shprehur se nuk do të ndalojë së kënduari ndonjëherë shqip, pavarësisht qëndrimit të saj në SHBA, si dhe ka folur për një miqësi shumë të ngushtë me grupin tetovar, Elita 5.

© Panorama.al

Te lidhura