Fjalëkalimi i Asadit më “idioti” në botë, 1234

Sep 10, 2012 | 12:08

Kur hakerat e opozitës siriane njoftuan se kishin arritur të futeshin në e-mail-in personal të Presidentit sirian, Bashar al Asad, të gjithë menduan se duhet të kishin qenë shumë ekspertë për të arritur ta bënin një gjë të tillë. Në fakt, për ta ka qenë kaq e thjeshtë, sa që edhe vetë kanë qeshur kur panë se Presidenti sirian përdorte një password (fjalëkalim) “idiot”. Diktatori sirian dhe bashkëshortja e tij, Asma, kishin zgjedhur të mbronin informacionet e tyre me kodin 1234, i pari që provojnë të gjithë. Hakerat e zbuluan këtë në një intervistë për gazetën arabe “Al-Hayat”.

© Panorama.al

Te lidhura