Presidenti rus, Vladimir Putin, në intervistën e tij të parë televizive që pas inaugurimit të tij në maj, ka pranuar të flasë mbi orgjinë. Presidenti 59-vjeçar tha për televizionin rus në gjuhën angleze RT (i kontrolluar nga Kremlini) se “Disa që preferojnë seksin në grup, thonë se ai është më i mirë se seksi mes dy partnerëve, sepse në një punë kolektive mund të bësh bisht”, tha ai. Komentet erdhën pasi lideri rus ka folur mbi orgjinë e organizuar në Muzeun shtetëror të Biologjisë në Rusi, në vitin 2008. Në këtë ngjarje ishte përfshirë 22-vjeçarja Nadezhda Tolokonikova, një nga tri anëtaret feministe të “Pussy Riot”. Vajzat së fundmi janë dënuar me dy vjet burg për huliganizëm, pasi thirrën kundër Putinit në një koncert të tyre. Putin ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, por ka folur me kënaqësi mbi orgjinë.











