TIRANË- Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka theksuar sot se arritja e konsensusit mes palëve politike per reformat me 3/5 është garanci për plotësimin e kritereve për integrimin e vendit në BE.
Në një konference për shtyp, pas vizitës së tij në Bruksel, Panariti ka deklaruar se Shqipëria ka perspektivë të qartë evropiane dhe të gjitha shanset janë që kjo të arrihet.
“Imuniteti nuk është pjesë e 12 prioriteteve, por është sfidë që politika shqiptare i vuri vetes dhe në këtë kuptim mbetet obligim për t’u realizuar, gjë që kërkon konsensus. Nuk shoh asnjë arsye për mos votimin e ligjit. Alternativat janë, ndryshe është edhe opsioni tjetër për referendumin, por për të cilin nuk kemi kohë, se duam ta realizojmë shpejt. Një cështje e vetme nuk mund të marrë peng një proces të tërë”- tha ai.











