I arrestuari: Tafilin 51-vjeçar e vrava me thikën e bukës. Lihet në burg.
Rrëfehet 26-vjeçari: Më provokoi kur e çova të dehur në shtëpi.
“Tafilin e vrava se më ngacmoi seksualisht”, kështu mësohet të jetë mbrojtur nga akuza për “vrasje me dashje” 26-vjeçari Endrit Dragoti, i cili vrau me thikë kushëririn e vet, Tafil Dragoti, 51 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të datës 30 të muajit të kaluar në sektorin “Iliria” në plazhin e Durrësit, por që u zbardh dhe u dokumentua vetëm në datë 2 shtator. 26-vjeçari në dëshminë e tij ka pohuar se gjatë kohës që kanë qëndruar në shoqërinë e Tafilit në banesën e këtij të fundit, të dy në gjendje të dehur, është ngacmuar seksualisht nga Tafil Dragoti. Teksa ka pranuar autorësinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, 26-vjeçari ka deklaruar për organin e akuzës se e ka kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër, pas disa debateve që kishte bërë me viktimën, duke vijuar më tej me historinë dhe kronologjinë e ngjarjes.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











