Zvicra, ekonomia më konkurruese në botë

Sep 5, 2012 | 11:14

Forumi Ekonomik Botëror ka vleresuar se Zvicra e vogël mbetet ekonomia më konkurruese në botë.

Te dhenat i perkasin raportit me te fundit te ketij forumi, permes te cilit del se vendet e tjera evropiane po ngelin prapa, dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rrëshqasin në këtë drejtim.

Raporti vjetor mbi Konkurrueshmërinë Globale, që bazohet në të dhënat publike dhe anketat e udhëheqësve të biznesit, thotë se Greqia e shkatërruar nga borxhi ka rënë për gjashtë vende, dhe tashme gjendet në vendin e 96-të, pas Ekuadorit e Mongolisë, në renditjen e 144 vendeve.

Raporti thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten lidere në botë për inovacione, konkurrenca e përgjithshme për to ka rënë për të katërtin vit me radhë, duke rënë në vendin e shtatë.

Raporti thotë se Franca ka humbur gjithashtu terren, duke rënë në vendin e 21-të. Mes fuqive në zhvillim, Kina renditet më së larti, e 29-ta.

© Panorama.al

Te lidhura