Vlorë, ekzekutohet brenda lokalit 27 vjeçari

Sep 5, 2012 | 9:38

Drejtoria e Policisë së Vlorës

VLORË- Nje i ri eshte ekzekutuar me arme zjarri ne oret e vona te se martes ne Vlore. Viktime ka mbetur 27 vjecari Amarildo Delaj, i cili eshte qelluar per vdekje ne lokalin e tij nga persona ende te paidentifikuar.

Policia pas hetimeve te para ka bere me dije se krimi ndodhi rreth orës 23:45, ne kohen qe viktima ishte ende ne lokalin e tij.

Dyshohet se autori i është afruar lokalit nga rruga kryesore duke lëvizur më tej për në brendësi të pallatit.

Nuk ka ende te dhena rreth motiveve te ngjarjes, nderkohe qe policia eshte duke hetuar per zbardhjen e saj.

© Panorama.al

Te lidhura