
Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Çorovodës.
Ish-kreu i LANÇ-it, s’flet për 5 shtatorin, por për datat e 9 shtatorit, 8 e 19 dhjetorit 1942.
Në çdo 5 shtator, skraparllinjtë festojnë çlirimin e zonës së tyre nga okupatori fashist. Vazhdimisht festës së tyre i bashkohen edhe krerët më të lartë të shtetit, që nga Presidenti te ministrat e kabinetit qeveritar, përfaqësues të partive politike etj. Aq më tepër këtë vit, që shënohet 70-vjetori i çlirimit të Skraparit, pritet që festimet të jenë edhe më madhështore se zakonisht, po kështu edhe pjesëmarrësit e qeveritarët në këtë festë. E ndërsa prej 70 vitesh festohet 5 shtatori dhe lëvdohen çlirimtarët, që rëndom janë thjesht “partizanët” dhe nuk ka emra konkretë, në këtë përvjetor vjen një dëshmi, e cila ofron një tjetër variant mbi çlirimin e Skraparit. Bëhet fjalë për librin me kujtime të Xhelal Staraveckës “Përpara gjyqit të historisë”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”. Mes shumë ngjarjesh dhe personazhesh që sjell në vëmendje, një nga krerët kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është edhe çlirimi i Skraparit, i kryeqendrës së tij, Çorovodës dhe rrethinave të saj. Sipas variantit që sjell Staravecka, Çorovoda është çliruar 3 herë në vitin 1942. Hera e parë ishte më 9 shtator, e dyta më 8 dhjetor dhe hera e tretë më 19 dhjetor.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











