Lady Gaga shndërrohet në një “zog të madh”

Aug 29, 2012 | 18:10

Ajo është e njohur për veshjet e saj shpesh të cilësuara si të çuditshme. Lady Gaga u paraqit në publik me një veshje si një zog i madh ndërsa doli nga hoteli i saj në Finlandë.

Gaga shpesh herë ka surprizuar mbështetësit e saj, ndërsa në të shkuarën ajo është shfaqur e veshur edhe me një fustan prej mishi të kuq.

E veshur me një fustan të gjatë të zi, bashkuar me një pelerinë të zezë, Gaga u largua nga rrugët e Helsinkit në një mënyrë vërtetë dramatike, e përshëndetur nga një “det” i madh tifozësh.

 

© Panorama.al

Te lidhura