BSH, Fullani: Norma bazë e interesit, s’ndryshon

Aug 28, 2012 | 13:25
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

TIRANE- Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ka vendosur te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit.

Gjate nje konference per shtyp, guvernatori i BSH, Ardian Fullani ka deklaruar se ne mbledhjen e keshillit eshte vendosur mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në nivelin 4%.

“Kushtet monetare janë të përshtatshme për arritjen e objektivit te inflacionit për periudhën afatmesme”- tha Fullani.

Ai ka theksuar se rritja ekonomike, ndonese e ngadalte ka qene me e ndjeshme se ne tremujorin e fundit.

“Ndjekja me rigorizitet i të ardhurave dhe shpenzimeve për të mbetur në ekulibrin e borxhit të brendshëm dhe deficitit buxhetor janë mjaft të rëndësishme dhe janë elementët kryesor për një zhvillim afatgjatë të vendit dhe rritjes së investimeve të huaja” tha Fullani.

Guvernatori ka reaguar edhe per akuzat e opozites per shpenzime luksi te BSH, duke thene se ky institucion investon dhe shpenzimet jane transparente.

“BSH-ja nuk bën shpenzime luksi, por ka krijuar kushtet për konsolidimin e një institucioni të pavaruar, llogaridhënës. Ne investojmë tek njeriu. Kompesimet që fliten për ushqimin është menca, ndërsa shpenzimet për sportin janë elementë të një institucioni bashkëkohor. BSH-ja po bën një revolucion për rikontuksionin e godinave të saj” tha Fullani.

© Panorama.al

Te lidhura