Basha: Lehtësim trafikut, ulje ndotjes në Tiranë

Aug 28, 2012 | 11:36

TIRANE- Lehtesim te trafikut, ulje te ndotjes dhe qarkullim me te mire per banoret ka premtuar kreu i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha sot teksa ka inspektuar punimet në rrugën “Hasan Sufa”, aks që lidh lagjen “Ali Demi me Brrylin.

“Me ndërtimin e kësaj rruge ne përmbushim një premtim të bërë një vit më parë për banorët e kësaj zone. Premtim që të lëvizin me një trafik më të shpejtë, me një kosto më të ulët. Ky investim po bëhet në kushtet e shpronësimit të plotë të pronarëve. Shpronësimet kapin vlerën e 112 milionë lekë nga fondet e bashkisë së Tiranës”,- tha Basha.

Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash, me një gjerësi prej 15 metrash,  (2 x3.5 m në çdo krah dhe brez të gjelbër në mes 1 m). Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi  me gjerësi 2 m, trotuarët në të dy anët e rrugës do të kenë  gjerësi 2,5 m. Zonat e gjelbra do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuarëve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës – kanalizimeve të ujrave dhe ujrave të shiut.

Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet e tokës dhe shtëpive si dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar të gjithë familjet, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e kësaj rruge. Shpronësimet janë bërë me vlerën  e  tregut, sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRRP.

© Panorama.al

Te lidhura