Me 4 USD në ditë, 41% e familjeve

Aug 27, 2012 | 13:10

Selia e Bankes Boterore

Raporti i Bankës Botërore për varfërinë, statistika të ndryshme nga qeveria, sindikatat e opozita.

“Shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria, duhen politika sociale”

Rreth 41% e familjeve në Shqipëri jetojnë me 4 dollarë për frymë në ditë. Ndryshe nga raportet e tjera si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga institucionet tona shtetërore, Banka Botërore ka bërë një tjetër kategorizim. Nivelin e të ardhurave, që është tregues për standardin e jetesës, e ka ndarë në 4 tregues. Sipas të dhënave të BB-së, rreth 58% e popullsisë jeton me 5 dollarë për frymë. Me 2.5 dollarë në ditë jeton 11% e popullsisë, duke iu afruar kufirit të varfërisë. Në varfëri ekstreme jeton sot, sipas BB-së, rreth 0.6% e popullsisë, ndërsa 4.3% në minimumin jetik me vetëm 2 dollarë në ditë. Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare janë gjithnjë të kërcënuara nga varfëria. Këto të dhëna janë matur përpara se të niste thellimi i krizës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura