Edhe pse e njohur në fillimet e saj si balerinë, vajza e veçantë e ekranit shqiptar Hueyda El Saied e ka reflektuar kapacitetin e saj prej një intelektualeje të formuar në debatet e ndryshme televizive ku qenë e ftuar. Dhe ndaj paralelisht me karrierën e saj si prezantuese e programeve argëtuese, udhëtimeve nëpër botë dhe librave që ka shkruar, shumë pak e dinë që ajo ka pasion shkollimin me kualifikimet e vazhdueshme. Ndaj plus kësaj dhe duke u parë si një natyrë diplomate dhe të shkathët, partia G99 ia ka bërë tashmë propozimin për të hedhur kandidaturën për deputete të Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme. Në CV-në e saj ajo ka një diplomë juristeje dhe atë të studimeve pasuniversitare për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin «Roma Tre» në Itali. Gjithashtu këto ditë ka marrë një ofertë të veçantë për një punë në Tiranë, që do të jetë dhe arsyeja e kthimit të saj në Shqipëri në muajin shtator. Ndërkohë që këto ditë të nxehta, Hueyda po i shijon në maksimum siç di vetëm ajo, ndërsa po i kalon në një jaht me nënën e saj dhe disa miq.











