Gara e habitshme me dy oferta për dy kompani. Çmimi, 4 milionë euro.
Tenderi për dhënien njëherazi të dy licencave 3G për kompanitë celulare do të bëhet më 10 tetor. AKEP njoftoi dje se ofertat duhet të dorëzohen brenda orës 10 të mëngjesit në këtë datë. Ndryshe nga herët e tjera, kur në tender ofrohej vetëm një licencë, këtë herë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që të jepen dy licenca në një tender. Nga ana tjetër, AKEP ka vendosur një çmim dysheme prej 4 milionë eurosh, ndërkohë që në tenderat e mëparshëm çmimi dysheme ka qenë 12.5 milionë euro. Por ajo që e bën të habitshëm tenderin e AKEP, është kriteri i vlerësimit të fituesit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











