Assange, Obamës: Ndal sulmet ndaj Wikileaks

Aug 19, 2012 | 16:40
Assange ne daljen e tij te para nga ambasada e Ekuadorit ne Londer

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, që t’i japë fund “gjuetisë së shtrigave” kundër faqes së tij.

Deklarata e Assange u bë në daljen e tij të parë, që kur ai u strehua brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër, dy muaj më parë.

41- vjeçari australian mori të enjten azil politik nga Ekuadori, në përpjekje për t’ju shmangur ekstradimit në Suedi, ku ai kërkohet për tu gjykuar për ngacmim seksual.

“Unë i kërkoj Presidentit Obama të bëjë gjënë e duhur. Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga “gjuetia e shtrigave” kundër WikiLeaks,” tha Assange të dielën, duke folur nga një ballkon i vogël.

Ai gjithashtu i bëri thirrje SHBA për lirimin e ushtarit amerikan, Bradley Manning, i cili është akuzuar për kalimin e dosjeve sekrete tek Wikileaks, ndërsa është në pritje të gjykimit.

Britania, ndërkaq ka thënë se nuk do të lejojë kalimin e Assange nga Mbretëria e Bashkuar, duke këmbëngulur se do të zbatojë ligjin, dhe do t’ja dorëzojë atë Suedisë.

Zyrtarë të ambasadës ekuadoriane thanë për CBS News se, i kanë ofruar në mënyrë të vazhdueshme autoriteteve suedeze mundësinë për marrë në pyetje të Assange, brenda ambasadës, por këto oferta janë hedhur poshtë.

© Panorama.al

Te lidhura