As kjo nuk është e dashura e Sinanit?!

Aug 19, 2012 | 15:13

Herë me një e herë me tjetër. Në fotografi, që të mos keqkuptohemi. E kemi fjalën për këngëtarin e muzikës popullore Sinan Hoxha, i cili në fotot me femra paraqitet aq intim me to, saqë ne vrasim mendjen në është e dashura apo ndonjë fanse. Deri tani na kanë dalë të gjitha fanse, por tek kjo e fundit, një vajzë e re dhe shumë bukuroshe, kishim më shumë shpresa. Të përqafuar sa s’ka më, thamë me vete, epo shyqyr, e paska gjetur! Por hiç, edhe kësaj here. Evelinda, vajza nga Peja e cila jeton në Gjermani, siç komentojnë disa portale, ashtu siç është fotografuar edhe me shumë artistë dhe personazhe të tjera, është fotografuar edhe me Sinan Hoxhën. Por nuk është e dashura e tij, pasi vajza sipas portaleve, është e lidhur me një tjetër djalë në Gjermani.

© Panorama.al

Te lidhura