
Dy policët që ruanin Gentian Beqirin më 15 gusht kanë ndryshuar në Gjykatë deklaratën e dhënë në Polici për ngjarjen dhe njëkohësisht u tërhoqën nga pohimi i dhënë grupit të hetimit për dy autorët e identifikuar prej tyre në sajë të fotove.
“Nuk dimë çfarë kemi thënë deri më tani, nuk mbajmë mend asgjë”. Kështu mësohet të kenë deklaruar efektivat e arrestuar, Sami Dërstila dhe Reshat Budani. Deklarata e tyre solli edhe akuza ndaj Policisë se Elbasanit, nga mbrojtja e tyre, sipas së cilës dy policët rojë janë detyruar nga dhuna psikologjike e kolegëve të tyre për të vënë gishtin mbi dy fotot, në mes dhjetëra të tjerave të vendosura si “paraqitje për njohje”. Heqja dorë e dy policëve nga një fakt i tillë, si dhe paraqitja e provave e pamjeve filmike nga ana e mbrojtjes së dy të akuzuarve për vrasje, ka bërë që Gjykata të vendosë 60 ditë burg për Florenc Çapjen dhe Arben Jaçen. Prokuroria duhet të faktojë akuzat ndaj tyre brenda këtij harku kohor. Ndërsa për dy policët e akuzuar, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe bashkëpunim me autorët e vrasjes, u vendos masa e sigurisë arrest me burg. Gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për të vendosur ndaj tyre një masë më të lehtë, detyrim paraqitjeje.
MASA PËR POLICËT
Gjykata e Elbasanit kishte marrë masa të rrepta sigurie dje gjatë seancës ku do të vlerësohej masa ndaj dy efektivave të Policisë, Sami Dërstila dhe Reshat Budani. Dy efektivat, më 15 gusht kanë pasur detyrë të ruanin viktimën Gentian Beqiri, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur prej 2.5 vitesh masën “arrest shtëpie”. Por, rreth orës 10:00, dy persona u futën në banesën e Beqirit duke vrarë 38-vjeçarin…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
© Panorama.al











