Në shtatë muajt e parë të vitit, qeveria ka marrë borxh 210 milionë dollarë për të përballuar shpenzimet e saj.
Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave reflektojnë tendencën e qeverisë për të mbajtur nën kontroll shpenzimet, kjo e diktuar nga niveli i të ardhurave të mbledhura në arkën e shtetit të rritura jo sipas parashikimit. Për periudhën janar-korrik, qeverisë i është dashur të shpenzojë 2.1 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat kanë qenë gati 1.89 miliardë dollarë. Krahasuar me një vit më parë, rritja e të ardhurave ka qenë me gati 70 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet janë ulur me gati 30 milionë dollarë. Sipas buxhetit të miratuar në fund të vitit 2011, rezulton që plani i të ardhurave në shtatë muaj të jetë realizuar gati 54 për qind, kurse ai i shpenzimeve 53.1 për qind. Ulja e deficitit duket se është edhe “arritja” më e madhe e qeverisë. Ai është mbajtur në vlerën 210 milionë dollarë, nga 307 milionë që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë.
INTERESAT DHE INVESTIMET
“Kursim” i dukshëm vihet re te zëri i shpenzimeve kapitale. Në shtatë muajt e parë të vitit, qeveria ka kryer investime publike me vlerën e 317 milionë dollarëve, kur në fakt të planifikuara janë 689 milionë dollarë deri në fund të vitit.
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
NERTILA MAHO
© Panorama.al











