Topalli uron Bajramin: Të ndihmojmë ata që kanë nevojë

Aug 19, 2012 | 13:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uroj të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, në Kosovë e Maqedoni për festën e Fiter Bajramit.

Ajo tha se katër javët që kaluan ishin kohë kur secili sakrifikonte, me devotshmëri dhe besim, në mënyrë të veçantë duke u shërbyer atyre që janë me më pak fat.

Kjo sakrificë, vazhdoi Topalli, në fakt është një ftesë, që çdo ditë të mendojmë për ata që kanë më pak, që janë të sëmurë, për grupet e margjinalizuara. Duke folur pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar, Topalli tha se, ky është një obligim për të gjithë shqiptarët, e të gjitha feve.

© Panorama.al

Te lidhura