Bajrami, Berisha: Sot, dita e nderimit të sakrificës

Aug 19, 2012 | 12:16

Ashtu si çdo vit, e kthyer në një traditë tashmë, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka vizituar kryesinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku u ka uruar të gjithë shqiptarëve, ditën e nderimi të sakrificës, siç e quajti ai, festën e Fiter Bajramit.

Berisha tha se vendimi i besimtarëve myslimanë për t’ju përkushtuar dhe nderuar zotin në këtë verë kaq të nxehtë, për ta sakrifikuar veten nga pika e ujit, është frymëzues për të gjithë njerëzit.

“Nuk ka përkushtim më eprorë, dhe më të parë se përkushtimi i njeriut ndaj zotit. Të urojmë sot të gjithë besimtarët e zotit, gëzuar këtë ditë. Ditën e nderimit të sakrificës. Gjithçka ndërton njeriu nga vitet më të hershme të fëmijërisë dhe ne vazhdim, të gjitha meritat, të gjitha ëndrrat që ai realizon kanë në themel sakrificën”- theksoi Berisha.

Të urojmë që Bajramin tjetër, vazhdoi kryeministri, ta festojmë më mirë, më të begatë, më të lirë, më të sigurtë siç e meritojmë.

Më herët në kryesinë e Komunitetit Mysliman Shqiptarë ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, deputeti, Blendi Klosi.

© Panorama.al

Te lidhura