
“Deklaratat naziste e paranojake te Ahmedinexhad jane nje thirrje e vertete per ndalimin me çdo kusht dhe mjet te programit nuklear te Iranit si nje nder rreziqet me madhore te paqes boterore sot”.
Kështu ka reaguar kryeministri, Sali Berisha në përgjigje të deklaratave të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, i cili ka thënë se në të ardhmen e Lindjes së Mesme nuk ka hapësirë për shtetin hebre.
Nëpërmjet një deklaratë për media nga kryeministria, Berisha shprehet se “Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad, deshmon ne menyre te perseritur se ai ndan me Hitlerin dhe Lejtenantet e tij qendrime dhe ideologji identike per hebrenjt dhe kombin e tyre. “
Pak ditë më parë, Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinexhad u shpreh se, “Tumori izraelit do të eleminohet së shpejti. Regjimi sionist është një kancer. Shumë shpejt vendet e rajonit do t’i japin fund pranisë së pushtuesve sionistë në tokën e Palestinës. Perëndimorët thonë se duan një Lindje të Mesme të re, por në rajonin tonë nuk do të ketë më gjurmë të sionistëve”
Së fundi është folur për një sulm të paprecedentë ndaj Iranit, nga Izraeli apo edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me programin bërthamor shumë të dikutueshëm.
© Panorama.al










