A është e kopjuar logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!?

Aug 16, 2012 | 16:18

Në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook po qarkullon një logo e cila ka ngjashmëri me logon e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Logoja në fjalë është krijuar për të njëjtat arsye, për të kremtuar 50 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Trinidat & Tobago.

Ngjashmëria mes dy logove është e dukshme në stil dhe ngjyra, ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim të autorit, qoftë për tu distancuar nga një kopje e mundshme, ose për të pranuar se në fakt është frymëzuar nga kjo logo për të krijuar atë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përzgjedhja e logos për Shqipërinë është bërë në Janar të këtij viti, ndërsa ajo për Trinidad & Tabago mes shkurtit dhe marsit. Të jetë rastësi!?

Logoja shqiptare eshte krijuar nga autori, Zeni Ballazhi, ndersa ajo e Trinidad & Tabago nga, Debbie Boos.

© Panorama.al

Te lidhura