“Si na e tregonte babai historinë e Kodrës së Kuqe në shtëpi”

Aug 10, 2012 | 12:34

Shkëndije Llanaj

Rrëfen Shkëndije Llanaj, vajza e të mbijetuarit të betejës: “Në atë betejë u gjymtua rëndë, por u plagos edhe tri herë të tjera në betejat me nazifashistët”

Shkëndije Llanaj (Starova), vajza e të mbijetuarit të Kodrës së Kuqe, një nga mësueset e njohura në rrethin e Beratit, kur bie fjala për historinë e të atit, nuk pranon të shtojë asgjë më shumë nga ato që Muharrem Llanaj ka hedhur në fletoren e kujtimeve. Madje është e prerë në këtë qëndrim.

Ajo, sidomos tani që Muharremi ka ndërruar jetë, mundohet t’i shmanget me kujdes qoftë edhe ndërhyrjeve të rastit për përjetimet e tij nga orët e tmerrshme të betejës së 7 tetorit 1942.

Sidoqoftë, vajza e të mbijetuarit të Kodrës së Kuqe, që e ruan me fanatizëm amanetin e të atit “për mos ta tepruar me meritat e luftës”, nuk heziton të na ofrojë me bujari dorëshkrimet e Muharremit duke na treguar diçka vetëm për çastet kur ka mësuar praninë e tij në atë që hyri në histori si “Epopeja e Kodrës së Kuqe”. “Babai rrallë fliste për gjëra të tilla në mjedise familjare, shprehet Shkëndija, pasi kishte një lloj përbuzje për ata që vend e pa vend i binin gjoksit për trimëritë e betejave…

(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’, ne versionin print)

© Panorama.al

Te lidhura