
Rrëfimi i Muharrem Llanës për fundin e luftimeve te Kodra e Kuqe
“Pak çaste më vonë unë mbeta i gjymtuar nën rrënoja, nga më morën fashistët e më çuan në Burgun e Tiranës”
“Unë isha i fundit që u ndava me Vojo Kushin”. Episodin për vrasjen e tij, Muharem Llanaj, i mbijetuari i Kodrës së Kuqe, e ka ndarë në dy pjesë. Në të parën shpjegon situatën kritike pak çaste para tragjedisë. Në tjetrën përshkruan fjalët e fundit që ka shkëmbyer me Vojo Kushin.
“Në momentin kur po mbaronim municionin, te shtëpia ku rrinim vërshuan tanket, – tregon ai. -Uturima e tyre dëgjohej deri larg. Po tani, ç’të bëjmë?, i thashë Vojos pa shpresë. Të qëndrojmë!, ma ktheu ai i vërejtur në fytyrë. Të qëndrojmë, po me se?, e pyeta sërish duke i treguar pistoletën pa fishekë. Po na zuri nata, do ta çajmë rrethimin, shtoi ai aty për aty. Po nata ishte larg, e tabori i tankeve u afrua me shpejtësi”. Ajo që ka përjetuar Muharrem Llanaj pas kësaj, siç shprehet në dorëshkrimin e kujtimeve nga beteja në Kodrën e Kuqe, ka qenë ngjarja më tronditëse e jetës së tij. “Nga që nuk kishim rrugëdalje, shkruan ai, Vojua iu vërtit mbi shpinë tankut të parë që goditi muret e shtëpisë. Sakaq, nga frëngjitë e tankut tjetër e qëlluan me breshëri. Ai mbeti aty, mbi kullën e çeliktë, i ngrirë si statujë…”.
(Rrefimin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











