Imuniteti, PD: Rama të lejojë deputetët të votojnë

Jul 29, 2012 | 17:40

TIRANE- Partia Demokratike i eshte drejtuar sot me nje tjeter thirrje kreut te PS-se, Edi Rama per te lejuar deputetet socialiste qe te votojne ne 6 gusht per heqjen apo kufizimin e imunitetit.

Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD, Silvi Bardhi duke iu referuar reagimeve te deputeteve te PS-se, botuar sot ne gazeten “Panorama”, ka theksuar se deshira e tyre per te qene pa imunitet do “të faktohet me votimin e këtyre zotërinjve më 6 gusht që me votin e tyre do faktojnë atë që barazia para ligjit me qytetarët është qëllimi universal”.

‘”Ata me voten e tyre votojnë për shembjen e murit të korrupsionit. Duke pranuar si deklarojnë se janë të gatshëm për heqjen e imunitetit faktojnë se pavarësisht nga akuzat për koelgët për pasurim të paligjshëm ata nuk kanë frikë për pasuritë e tyre”- tha ajo.

Sipas saj, PD fton Ramën të lejojë deputetët të votojnë më 6 gusht si dëshmi e vullnetit për të shembur murin e korrupsionit për të mos bllokuar rrugën e integrimit drejt BE.

 

© Panorama.al

Te lidhura