Merkel, Monti: Do ta mbrojmë eurozonën

Jul 29, 2012 | 15:33

Qeveria gjermane tha se kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri italian Mario Monti kanë rënë dakord që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur eurozonën. Lajmin e ka bere publik agjencia e lajmeve, AP. Sipas saj, Monti do të vizitojë Berlinin në muajin e ardhshëm.

Zëdhënësi i qeverisë Georg Streiter tha se Merkel foli në telefon me Montin, nje dite me pare.  Kjo bisedë pasoi atë të Merkelit me presidentin francez Fransua Holland.

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ata ishin të vendosur të bëjnë gjithçka për të mbrojtur eurozonën.

Në asnjërën deklaratë nuk përmendet ndonjë veprim specifik. Italia dhe Spanja, që janë ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha të eurozonës, janë duke luftuar me kostot e huamarrjes të lartë.

© Panorama.al

Te lidhura