Alban Dudushi: Pushimet e gjata do i kaloj në Sardenjë

Jul 29, 2012 | 12:56

Moderatori i njohur, Alban Dudushi, pas mbylljes së sezonit televiziv në “Top Channel”, ku këtë vit u shfaq në dy programe të rëndësishme “Top Show” dhe “E Diell”, është fotografuar nga paparaci ynë në fundjavë në plazhet e Jugut, ndërsa ka qenë në shoqërinë e dy kushërinjve të tij. Dihet që plazhet e Jugut janë të preferuarit e Dudushit, plazhe drejt të cilave ai udhëton sapo fillon vera. I pyetur nga gazeta “Panorama” se ku po i kalon këto  ditë të nxehta pushimi, Dudushi pohon se: “Si gjithmonë, edhe këtë vit kam preferuar të udhëtoj në plazhet e Jugut, ku ka kam kaluar fundjavat e mia të relaksit, ndërsa në fillim të gushtit do të udhëtoj drejt Sardenjës për të kaluar 10 ditë pushime atje me shoqërinë time”. E cilat janë preferencat e Dudushit në ditë pushimesh, aventurat apo relaksi?! “Të them të drejtën, ngaqë kaloj muaj intensivë gjatë punës sime në televizion, preferoj që gjatë pushimeve të shijoj qetësinë e dëshiruar, që do të thotë not në det, peshk në tavolinë, dhe muzikë të qetë në sfond”, thotë ai. Ndërkohë që për sa u përket planeve të sezonit të ri, moderatori i njohur nuk jep asnjë detaj, pasi është ende herët për të folur për vendime të marra përfundimisht. Sezonin e kaluar, Alban Dudushi pas shtatë vitesh “Top Show”, paralelisht me këtë format të njohur televiziv u shfaq në ekranin e “TCH” të dielave, së bashku me Xhemi Shehun. Deri në pritje të rishfaqjes së tij sërish në ekran në vjeshtë, keni mundësi të shihni dhe trupin e zhveshur të moderatorit, që jemi mësuar ta shohim gjithmonë me veshje serioze ose edhe “casual” në ekran.

© Panorama.al

Te lidhura