Luzja e “Portokallisë” zbulon linjat e saj XXL në plazh

Jul 29, 2012 | 12:44

Është hera e parë, që një nga personazhet më të pëlqyera të spektaklit të humorit në “Top Channel”, “Portokalli”, të shfaqet me linjat zbuluar. Kështu i ka ndodhur aktores së njohur me emrin Luzja, e cila është fotografuar nga paparaci ynë ndërsa bën not në plazhet e Jugut këtë verë. Aktorja e humorit,  e cila ka bërë bujë me rolin e edukatores apo pastrueses në këtë show humori, asnjëherë nuk është shfaqur jashtë roleve të saj në faqet e shtypit rozë. Dhe ja ku e keni, jo vetëm jashtë roli, por edhe të zhveshur. Me të vërtetë nuk e kishim imagjinuar që Luzja të peshonte kaq rëndë mbi ujë dhe të ishte kaq e shëndetshme. Gjithsesi, duket se ndihet mirë me trupin e saj, përderisa noton për qejf pa e pasur problem fare shkrepjen e blicit të paparacit.

© Panorama.al

Te lidhura