
Nënkryetarja e KQZ: Elektronika, u humbën 4 vjet.
“Nuk jam optimiste që zgjedhja e kryetarit të KQZ-së do bëhet me konkurrim të paanshëm”
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, shprehet pesimiste për mënyrën se si PD-ja dhe PS-ja do të zgjedhin kryetarin e ri të këtij institucioni. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo flet për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që miratuan pak ditë më parë dy partitë e mëdha.
Zonja Subashi, konsensusi mes dy partive, PS e PD, për Kodin Zgjedhor, ka përcaktuar një formulë të re të zgjedhjes së anëtarit të shtatë të KQZ, njëkohësisht dhe kryetar të tij. A rrit garancitë për një vendimmarrje të paanshme dhe të pavarur politikisht në KQZ me rregullimin e ri?
Të shpresojmë. Zgjedhja e kryetarit të KQZ-së, sipas propozimit që bëhet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ka hapësira më të mëdha përzgjedhjeje dhe seleksionimi të kandidaturave që do të konkurrojnë. Kjo është pamja e parë; unë do të dëshiroja shumë që zgjedhja e kryetarit të KQZ-së të ndodhte pastër kështu.
(Intervisten e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











