Martohet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Eun

Jul 25, 2012 | 19:33

Media shtetërore e Koresë së Veriut bënë me dije këtë të mërkurë se lideri i tyre, Kim Jong Eun është martuar, një njoftim befasues ky në një vend që i ka mbajtur të gjitha zonjat e tij të para gati të padukshme.

Njoftimi i dha fund disa spekulimeve në lidhje me identitetin e një gruaje elegante, e cila kishte shoqëruar Kim gjatë disa paraqitjeve të tij publike.

Media shtetërore e identifikoi gruan e Kim si, “comrade Ri Sol Ju”. Në njoftim nuk pati asnjë detaj më shumë për zonjën e parë, për moshën apo prej sa kohësh është martuar çifti.

Shfaqja e një zonje të parë i jep fund traditës për një periudhe 40-vjeçare të familjes ku zonjat e para kanë qëndruar thuajse tërësisht prapa skene.

Gadishmëria për t’i dhënë bashkëshortes një profil më të lartë publik, mediat ndërkombëtare thonë se shton shpresat, që Kim, udhëheqësi që ka marrë detyrën gati 7 muaj më parë, është duke u përpjekur për të krijuar një imazh më pak të sertë se babai i tij, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Ri Sol Ju mendohet të jetë në fund të 20-tave ose tek të 30-tat, ndërsa Kim është në fund të 20-tave.

© Panorama.al

Te lidhura