Portretet “njeriun e bëjnë paratë’

Jul 23, 2012 | 11:29

Një artist ka realizuar disa portrete politikanësh dhe personash të famshëm me monedha dhe kartëmonedha. Evan Vondolovski ka përdorur mijëra shirita kartëmonedhash të vërteta në koleksionin e tij të imazheve, duke “protestuar” kundër babëzisë. Ai ka realizuar portrete të Presidentit Barak Obama, reperit Bigi Smolls, satiristit politik Stefen Kolbert dhe themeluesit të Shtëpisë së Bardhë, Benjamin Franklin, të gjitha me para të vërteta. Portreti i Obamës është disi ndryshe nga të tjerët, sepse ai është i ndërtuar i tëri me monedha metalike, ndërsa të tjerat me copëza kartëmonedhash. Artisti shquhet gjithnjë për përdorimin e temave politike dhe lakmisë në krijimet e tij.

© Panorama.al

Te lidhura