
“Kur të hapni ekspozitë për Enver Hoxhën, atëherë do t’ju huazoj dorëshkrimin e romanit të Ismail Kadaresë”.
Ky ishte thelbi i përgjigjes që Nexhmije Hoxha i ktheu ish-drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Kasem Biçoku.
Në 24 shtator 2009, Biçoku, përmes një shkrese zyrtare i kërkon Nexhmije Hoxhës t’i huazojë dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, për ta paraqitur në një ekspozitë kushtuar Ismail Kadaresë.
Katër ditë më vonë, znj. Hoxha kthen një përgjigje, ku thotë se romanin e ka dhuratë nga Kadare, por do ta huazonte vetëm kur Muzeu të vinte në vend emrin e Enver Hoxhës.
Pas kësaj, Biçoku i drejton një letër të dytë, së cilës Nexhmije Hoxha nuk iu përgjigj. Pas botimit të dy letrave që ish-drejtori i MHK-së i dërgoi Nexhmije Hoxhës, botojmë përgjigjen që kjo e fundit i dërgoi Kasem Biçokut.
(Letren e plote e lexoni sot ne gazeta “Panorama”)
© Panorama.al











