Jozefina bën byrek në Drenovë

Jul 15, 2012 | 13:15

Në një vizitë që ka pasur sot në Drenovë të Korçës me gratë e asaj zone, zonja Jozefina Topalli, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë,  i ka çuditur dhe surprizuar të gjithë teksa ka marrë petësin dhe ka filluar të bëjë byrek. Të shohësh një grua që bën byrek, nuk ka asgjë për t’u çuditur, por në rastin e Jozefinës, fantazia shkon akoma më larg. Për çfarë tjetër mund ta përdorte ajo petësin, nëse do i lejohej në Parlament? Nejse, për momentin le të imagjinojmë shijen që mund të ketë byreku i kryetares dhe përdorimin e petësit si diçka tjetër, le ta harrojmë.

© Panorama.al

Te lidhura