kosta-barjaba

kosta
Qendra tregtare e luksit ku ndodhi ngjarja 
“Stanford Shopping Center” është një qendër tregtare e hapur, me 140 dyqane, e vendosur në rrugën “Sand Hill” në Palo Alto, Kaliforni. Ajo ndodhet në kompleksin e universitetit “Stanford” megjithëse universiteti zotëron vetëm tokën, jo ndërtesat e qendrës. Ndërtesat e qendrës tregtare zotërohen nga “Simon Property Group”, i cili menaxhon pronën dhe i paguan qiranë e tokës universitetit. Qendra e hapur është 130 mijë metra katrorë dhe përfshin katër godina të mëdha me dyqane: “Bloomingdale’s”, “Macy’s”, “Neiman Marcus” dhe “Nordstrom”. Kjo qendër është shumë e frekuentuar dhe përfshin firma luksi, si “Louis Vuitton”, “Tiffany & Co”, “Burberry”, “Polo Ralph Lauren”, “Michael Kors”, “Wilkes Bashford”, “Ermenegildo Zegna” dhe “Juicy Couture”.