“99% këtu sfidojnë rregullat që kanë vendosur vet!”- Braçe kritika të ashpra kolegëve në Kuvend: Mos prisni t’ju tërheq nga xhaketa kryetarja e Kuvendit të mbani maskën

Dec 9, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, vijoi kritikat e ashpra nga foltorja e kuvendit drejtuar deputetëve në sallën e parlamentit mbi mosrespektimin e masave anti-Covid.

brace

Braçe u shpreh i zhgënjyer nga mosmbajtja së maskës në sallën e Kuvendit dhe theksoi se ky është një shembull shumë i keq për qytetarët, ku ligjvënësit sfidojnë ligjet dhe masat që ata vetë aprovojnë.

“Bravo dëgjova. Besoj doktor Shehu e tha. Po për çfarë bravo?! Padiskutim që qeveria është këtu për ti kërkuar llogari nga fillimi deri në fund. Është këtu për t’i kërkuar llogari në emër të qytetarëve deri në një. A nuk është më mirë ta fillojmë nga vetja nga ne që jemi këtu në këtë sallë. 99% e atyre që janë këtu në sallë nuk zbatojnë rregullat më elementare të përballimit të pandemisë.

Ju thashë javën e shkuar se në ambientet e Kuvendit nuk zbatohen as rregullat dhe këtu nuk mundet që të mendojmë se drejtuesja e Kuvendit, kryetarja  e parlamentit apo të tjerët të kapin deputetët prej xhakete, prej krahu dhe t’i thonë zbato rregullat, nuk shkon. Problemi nuk është se po i bëjmë dëm vetes si deputet përballë riskut të infektimit, problem është te shembulli që japim. Çfarë po bëjmë të gjithë bashkë në këtë sallë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur?

Ç’a kërkojmë ne nga kjo sallë të zbatojnë rregullat në qendra tregtare, për ç’a ta zbatojë ai kur gjithsecili në këtë sallë nuk i zbaton rregullat. Ç’a i kërkojmë ne punonjësve të qendrave tregtare që të mbajnë maska dhe të detyrojnë klientët të mbajnë maskë, ç’a i kërkojmë ne një shoferi të mbajë maskë apo të detyrojë udhëtarët të mbajnë maskë, ku këtu në sallën e Kuvendit i përcillet mesazhi shumë qartë se nuk ka më asnjë rrezik dhe nuk duhet të mbajnë maskë apo të ruajnë distancimin social”, tha Braçe.

© Panorama.al

Te lidhura