9 viktima në 24 orë/ MSH publikon shifrat e koronavirusit: 440 raste të reja, ja apeli për qytetarët

Nov 26, 2021 | 17:28
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e viktimave si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 qytetarë kanë humbur jetën nga virusi.

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (5)

Nga 2902 testime të kryera në total janë regjistruar 440 raste të reja. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7.610 pacientë aktivë me koronavirus.

Në spitalet COVID janë të shtruar 150 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2902 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 440 qytetarë, në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         440
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       150
Humbje jete në 24 orë     9
Testime ditore                 2902
Testime totale              1,385,581
Raste pozitive                198,732
Raste të shëruara          188,045
Raste Aktive                      7,610
Humbje jete                      3,077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,970
Fier                684
Gjirokastër     553
Shkodër         489
Berat              430
Durrës             393
Elbasan            346
Vlorë                267
Korçë              201
Lezhë              168
Dibër                60
Kukës              49

© Panorama.al

Te lidhura