9 orë operacion për të ndarë binjakët me trup të bashkuar (VIDEO)

Mar 3, 2015 | 12:47
SHPËRNDAJE

Një operacion që ka zgjatur 9 orë, duket se ka përfunduar me sukses për dy djem që kishin trupat të bashkuar në Arabinë Saudite.

Një ekip kirurgësh, të udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë i vendit, Dr. Abdullah Al-Rabeeah kanë marrë përsipër ndërhyrjen e vështirë në Riad. Dy foshnjat, të quajtur Abdullah dhe Abdulrahman, thuhet se tashmë janë në kushte shumë të mira shëndetësore.

Binjakët, të cilët janë nga Republika e Jemenit, gjatë testeve paraprake, u zbulua se kishin të përbashkët organet, duke përfshirë edhe zorrët.

Një zëdhënës i spitalit tha se ekipi mjekësor i ka ndarë fëmijët pas një operacioni nëntë orë në fundjavë.

‘Të brendshmet e nevojshme janë ndarë si dhe sistemet e tyre urinare dhe kockat e legenit”,- thanë mjekët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura