9 gjërat që duhet të bëni në janar

Jan 15, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Festat kanë mbaruar, darkat familjare, gjithçka. Ja se çfarë duhet të bëni nëpër shtëpi këtë muaj, ndërkohë që keni ca kohë joproduktive.

janar

1. Shihni dhe një herë dhuratat. Sado që mund t’i keni për zemër dhe u jeni mirënjohës miqve dhe familjarëve tuaj, përsëri janë disa sende të cilat ndoshta nuk ju hyjnë në punë, si p.sh. një komplet çaji, apo korniza fotografish, apo ndonjë koleksion tjetër. Mbani ato që i dëshironi vërtet. Të tjerat jepiani ndonjë miku, ndonjë njeriu në nevojë apo për bamirësi.

2. Llojet e ndryshme të qirinjëve. Qirinjtë janë përdorur shumë në festat që sapo kaluan, kështu duhet t’i zëvendësoni.

3. Lëvizni mobilijet. Do të surprizoheni se çfarë do të gjeni prapa tyre. Merrni fshesën me korent dhe pastroni. Do t’ju duhet të pastroni dhe në brendësi të kolltukëve. Me gjithë ato njerëz që keni pasur për festa, sigurisht që kanë nevojë për një pastrim.

4. Sistemoni disqet.

5.Pastroni frigoriferin. Nuk është nevoja se përse dhe se si. :)

6. Sistemoni dekorimet sezonale. Kur i hiqni mënjanë, shikoni për dekoret që janë të prishura. Mund dhe t’i rregulloni vetë, por nëse jo, më mirë hidhini, dhe e keni justifikimin për të blerë të tjera përsëri. :)

7. Sistemoni kabinetin e pijeve.

8. Kujdesuni për aksesorët e ngrënies. Pastroni takëmet e argjendit me kujdes, mbulesat e tavolinës. Është më lehtë të merreni me to tani, se sa kur të vijnë pushimet përsëri, kur nuk do të keni kohë se çfarë të bëni më parë.

9. Merruni me fotografitë. Shihni dhe seleksiononi fotot që keni bërë gjatë festave.

IRINI BUNECI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura