“88% e fëmijëve azilkërkues të zhdukur janë shqiptarë”- Laburistët në Parlamentin britanik: Të rinjtë trafikohen në ferma kanabisi ose prostitucion

Jan 26, 2023 | 17:31
SHPËRNDAJE

Laburistët në Britani thonë se të rinjtë pasi vijnë në mënyrë ilegale përmes kanalit, trafikohen në ferma kanabisi ose në prostitucion.

gomone-2

Sekretarja e Brendshme në hije, Yvette Cooper tha se ekziston një “model” i azilkërkuesve të rinj që trafikohen në Britani. Ajo tha se me shumë mundësi janë të njëjtat banda që i sjellin dhe më pas i marrin nga hotelet e Home Office.

Por zyra e Home Office kundërshton çdo sugjerim se fëmijët po rrëmbehen dhe tha se “mirëqenia e fëmijëve dhe të miturve nën kujdesin tonë është një përparësi absolute”.

Kjo vjen pasi Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve në Dhomën e Komunave të martën se më shumë se 4,600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që nga korriku 2021 dhe se “200 fëmijë mbeten të zhdukur, 13 prej të cilëve janë nën 16 vjeç dhe vetëm njëra prej të cilave është femër”.

Ai tha se 88% (176) e fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar ende të zhdukur janë shtetas shqiptarë.

Zbulimi ka nxitur organizatat kryesore bamirëse të kërkojnë një hetim të pavarur për atë që Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, e quajti “skandal për mbrojtjen e fëmijëve”.

Cooper tha për BBC të enjten: “Ne kemi parë raportet e fëmijëve të zhdukur nga hotelet e azilit në Sussex. Këtu ka një model, por askush nuk po e heton siç duhet. Nuk ka asnjë njësi të synuar që shkon pas tyre dhe thotë ‘Shiko, ky është një model’, ku të rinjtë po trafikohen nëpër Kanal dhe më pas në fermat e kanabisit ose në prostitucion”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura