Ja se si të mposhtni urinë e shkaktuar nga mërzia…

May 10, 2020 | 21:24
SHPËRNDAJE

Të gjithëve na ka ndodhur që teksa jemi me nerva të gjejmë ngushëllim te pjata, kjo mund të jetë me ushqim të bollshëm apo edhe ëmbëlsirë. Këtu qëndron problemi, po kilet e tepërta?

Ka disa këshilla që duhen për të mposhtur urinë e zemërimit dhe të mos shëndoshemi.

eat-1

1. Një shëtitje në ajër të pastër të jep vitaminë D, trupi e sintetizon falë ndihmës së rrezeve të diellit, që ndikojnë pozitivisht në humor dhe në oreks.

2. Konsumimi i ushqimeve me triptofan, i cili stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Atë e gjejmë tek bishtajoret, farat, frutat e thata, çokollata fondente, banania dhe mishi i bardhë.

3. Bëni më shumë aktivitet fizik, shkarkon tensionin dhe stresin duke favorizuar prodhimin e endorfinës, që njihet ndryshe si hormon i lumturisë.

4. Ushqimet e pasura me fibra të vlefshme për qëndrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak, gjenden tek perimet dhe frutat e stinës, drithërat integrale. Kështu shmangni dëshirën për ëmbëlsira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura