85-vjetori i lindjes së Dhimitër Anagnostit/ Luan Rama publikon foton: Fisniku i madh i filmit shqiptar!

Jan 23, 2021 | 18:16
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, regjisori Dhimitër Anagnosti mbushi 85 vjeç, duke u dekoruar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastiroti Skënderbeu”.

luan rama anagnosti

Teksa ka postuar një foto me të në facebook, ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama shprehet se Anagnosti është fisniku më i madh i filmit shqiptar.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Luan Rama:

Në 85 – vjetorin e lindjes:

DHIMITËR ANAGNOSTI – FISNIKU

I MADH I FILMIT SHQIPTAR

Jeta dhe vepra e Dhimitër Anagnostit është një epope unike e talentit të madh dhe e punës gjithë pasion prej fisniku, shpirtërisht dedikuar popullit dhe ardheut, shërbimin ndaj të cilëve e ka dëshmuar me vepra të mëdha.

Ndaj, mirënjohja dhe respekti janë detyrimi ynë i përhershëm, si shenjë e vetëdijes qytetare për përmasën dhe vlerën e veprës së Anagnostit dhe brezit të tij të artistëve, që i dhanë Shqipërisë shpirtin e tyre.

“Nuk ka mbarim, nuk ka fillim. Ka vetëm një pasion të pafundmë për jetën,” ka thënë Felini i madh i kinemasë italiane dhe botërore, si për të na dhënë mundësinë që përmes kësaj shprehjeje, të kuptojmë më mirë edhe vlerën e veprës së Anagnostit tonë.

Gëzuar ditëlindjen artisti i madh i popullit dhe përjetësisht mirënjohje fisniku i madh i filmit shqiptar.

Të paçim jetëgjatë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura