“Prestige Resort” strehë e sigurt për dhjetëra banorë të prekur nga tërmeti, Balla: Këtu iu ofrohet gjithçka

Dec 3, 2019 | 16:57
SHPËRNDAJE

Në “Prestige Resort” kanë gjetur sigurinë aq të munguar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. “Prestige Resort” në Golem është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe prej pese ditesh ka hapur dyert për të strehuar njerëz të mbetur pa shtëpi apo të tjerë që kanë frikë të flenë në banesat e dëmtuara.

Fëmijë burra gra e të moshuara kanë parë tmerr me sy dhe kanë përjetuar ankth e panik, por tashme ata janë strehuar në gjithë ambientet e ‘Prestige Resort’.  Banorët e Durrësit dhe Kavajës kanë gjetur mjedis dhe ushqim të ngrohtë. Ata vlerësojnë mikpritjen bujare dhe thonë se ndihen të qetë.

prestige-770x430

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla vizitoi banorët e sistemuar ku theksoi se Prestige Resort ka cdo shërbim të nevojshëm duke filluar nga ekipi i mjekëve, grupi i psikologëve dhe arsimtarëve që janë në shërbim të fëmijëve.

Mjekët u janë gjendur pranë në çdo moment dhe thonë se niveli i frikës dhe ankthit është në ulje.

Edhe fëmijët kanë filluar të ndjejnë sigurinë se ajo që ndodhi nuk do ripërsëritet dhe ata janë të sigurt. Këtu organizhen lojëra dhe aktivitete argëtuese.

“Prestige Resort” me një kapacitet të madh akomodues, rezistent ndaj tërmeteve që goditën Durrësin, duke mos pësuar asnjë gërvishtje, ofron sigurinë e kërkuar nga banorët e prekur nga tërmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura