80-vjetori i vdekjes së Migjenit, Demalia: Askush nuk u kujtua

Aug 28, 2018 | 18:43
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme ka qenë 80-vjetori i ndarjes nga jeta e poetit dhe shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla.

Analisti dhe shkrimtari Ilir Demalia, në një postim në Facebook ka kujtuar Migjenin dhe veprën e tij.

“Ai që na kujton është vetë Migjeni, me poezinë tij, “Nën flamujt e melankolisë” e cila vazhdon dhe sot, në mos më rënde, se nuk kemi më Migjen”, shkruan Demalia.

demalia

Postimi i plotë

Dje ishte 80 vjetori I largimit nga jeta e vullkanit të poezisë, Migjeni! Askush nuk u kujtua. Jo Ministria e Antikultures. Jo media, jo, jo…. profesor Perparim Kabo, I kushtonte sot nje poezi. Si gjithmonē i vëmëndëshëm dhe I ndjeshem për kulturën dhe artin e harruar dhe shperfillur nga injoranca shteterore dhe e oligarkëve të krimit.

Ai që na kujton është vetë Migjeni, me poezinë tij, “Nën flamujt e melankolisë” e cila vazhdon dhe sot, në mos më rënde, se nuk kemi më Migjen.

Nën Flamujt e melankolisë

Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
rë të ishtueshme…
…dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron
njê popull që ndërton
dicka te re.
Aty këtu nën hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë dicka të madhe,
për të qitë në drite një xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetemëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
n”sa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e cdo banese
ku ka ndonji shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie e trishtueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura