E pritën në parkingun e restorantit/ Si u qëllua me breshëri “Golf 7”-ta ku ndodhej biznesmeni shqiptar dhe nipi i tij, zbulohen detaje (FOTO)

May 13, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë zbuluar të tjera detaje rreth ekzekutimit me armë zjarri të 42-vjeçarit shqiptar Kamer Idrizi. Po ashtu janë publikuar foto nga vendngjarja pak pasi kishte ndodhur krimi.

Pamje1

Mësohet se në momentin që është hapur zjarr në drejtim të tij, Kamer Idrizi ka qenë në shoqërinë e nipit. Ndërsa viktima ndodhej në makinën tip “Golf 7” e parkuar pranë një restoranti.

Autorët e kanë pritur dhe në momentin që Kamer Idrizi është afruar në zonën e parkingut është qëlluar me breshëri.

Raportohet se është përdorur një armë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja. Për shkak të plagëve të marra humbi jetën gjatë rrugës për në spital Kamer Idrizi.

Ndërsa nipi i tij i cili mori 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, po lufton për jetën në spital.

id 2

id 3 id1 id 4

80 plumba në drejtim të makinës/ Ekzekutohet shqiptari, kush është 43-vjeçari dhe e kaluara e tij problematike (Emri)

Kamer Idrizi është 43-vjecari shqiptar që mbeti i vrarë dje në mbrëmje në lagjen Butel të Shkupit. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital.

bos

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës është qëlluar më shumë se 80 plumba

Në gjendje të rëndë është edhe një 22-vjeçar që ka marrë 6 plumba në trup.

Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij.

Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.

Postimi për vëllain 

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.

Pak kohë më parë kishte humbur vëllain, çfarë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura