80 mijë kilometra me biçikletë për në Rusi, historia frymëzuese e tifozit argjentinas

Jun 13, 2018 | 20:19
SHPËRNDAJE

Një udhëtim i gjatë 80 mijë km me biçikletë, 37 shtete të vizituara në 5 vjet: është ky objektivi për të mbërritur në Rusi. Dhe është kjo historia e Matias, tifozit të kombëtares argjentinase, i cili, i nisur nga San Huan, ka mbërritur deri në Sheshin e Kuq të Moskës.

434201_680

Ai që e frymëzoi këtë sipërmarrje ishte objektivi për të thyer një rekord “Guinness”, motivimi dhe ndihma e shumë familjeve që takoi gjatë këtij rrugëtimi: “Pa to, nuk do të isha këtu. Biçikleta ime është plot me kujtime të tyret”. Mes fazave të udhëtimit është edhe udhëtimi në Brazil, për Botërorin e 2014-ës dhe 5 muaj udhëtim nëpër Itali. Sapo mbërriti në Rusi, argjentinasi shpjegoi:

“Pasi humba punën, shtëpinë dhe makinën, zbulova njerëz që me pak para ndanë botën me mua. Vendosa ta bëj këtë udhëtim nëpër botë dhe tani do të ndjek Argjentinën në Botëror. Biçikleta peshon 90 kg dhe e kam quajtur ‘Liria’”.

434202_680

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura