8 shkrimtarë të rinj shqiptarë përkthehen në italisht

Nov 18, 2022 | 16:06
SHPËRNDAJE

Tetë autorë të rinj shqiptar janë bërë pjesë e një antologjie në gjuhën italiane, botuar nga Besa Muci Editore, nën përkthimin e Valentina Notaro, “La mamma e l’umidità”.

shkrimtaret1

Letërsia është një udhëtim përmes së cilit njohim më mirë veten dhe tjetrin. Kjo antologji shpalos dhe një tablo të letërsisë së re shqipe përmes tematikave dhe stilit që autorët përshfaqin.

Nën moderimin e Fabio Rocchi, antologjia u promovua në praninë e Fabrizio Bucci, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alessandro Ruggera , Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alda Bardhyli Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Crescenzo Antonio Marino, Drejtor i Programeve të Regione Puglia për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Pjesë e kësaj antologjie në prozë janë tetë autorë të rinj shqiptarë.

1. Andreas Dushi me tregimin “Lojë me kohë ëndrrash të qena e të paqena”
2. Brajan Sukaj me një pjesë nga romani “Ciklopi”
3. Dionis Prifti me tregime nga vëllimi “Bar Sahara”
4. Flogerta Krypi me një pjesë nga romani “28 rrahje zemre të
përkryera matematikore”
5. Liridon Mulaj me një pjesë nga romani “Mos harro të më kujtosh”
6. Loer Kume me një tregim nga vëllimi “Amygdala Mandala”
7. Rigel Rizaj me një tregim nga vëllimi “Ameba”
8. Suad Arilla me një pjesë nga romani “Libri i kujtimeve dhe i harresës”

Loer Kume është fitues i Çmimit “Kadare” për vitin 2019, me vëllimin me tregime “Amygdala Mandala”, Brajan Sukaj është fitues i Çmimit të Panairit për vitin 2018 si autori më i mirë me romanin “Ciklopi”.

Tre prej autorëve të përfshirë në antologji janë fitues të Fondit të Mbështetjes së Krijimtarisë Letrare për të Rinj, dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit: Suad Arilla për vitin 2020, Dionis Prifti për vitin 2021 dhe Flogerta Krypi për vitin 2022, me veprat e përfshira në antologji.

Ndërsa autorët Andreas Dushi dhe Liridon Mulaj kanë qenë pjesë e listave të ngushta për Çmimet e Kombëtare të Letërsisë për vitin 2020 dhe Çmimin Europian të Letërsisë për po atë vit.

shkrimtaret4 shkrimtaret3 shkrimtaret2 shkrimtaret1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura