8 Marsi, ja pse dhurohet lule mimozë

Mar 6, 2015 | 22:18
SHPËRNDAJE

Në rrugë, në zyrë, në makinë, në duart e meshkujve dhe së fundi, në duart e grave. Lulja e 8 marsit, lule mimoza, është e lidhur me këtë ditë mes legjendës dhe nevojave.

Lule mimoza

Miti që thuhet vit pas viti rreth saj, është i lidhur me faktin e vërtetë historik, që kur më 8 mars të vitit 1908, 129 punëtorë në një kompanie industriale në New York ,u vranë pasi ra një zjarr, ndërsa ata ishin duke protestuar për kushtet e punës.

Dhe, legjenda thotë se pranë fabrikës që u dogj në vitin 1908, u rrit vetëm një pemë me lule mimozë.

Por ka arsye shumë më pragmatike se kjo, shkruan “Ansa”. Në vitin 1946, ishte Bashkimi i Grave italiane që zgjodhi mimozën, një lule që nuk kushton shumë, për të përfaqësuar këtë festë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura