8 JANARI/ Partia Demokratike: Ilir Meta, bashkëorganizator i dhunës ndaj PD-së. Merrte informacione dhe jepte direktiva për sulmin e bandës së Berishës

Jan 14, 2022 | 20:54
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të bëra sot nga presidenti Ilir Meta lidhur me protestën e 8 janarit, ka ardhur një tjetër reagim nga Partia Demokratike.

Selia blu e konsideron kreun e shtetit si bashkëorganizator në sulmin e Berishës ndaj PD-së.

meta berisha

Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën”, deklaron PD.

Në një konferencë për media të mbajtur sot Ilir Meta tha se: “Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin, po kaq e dënueshëm është përdorimi i dhunës dhe mbajtja e godinave“.

Presidenti publikoi po ashtu sot mesazhet mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi, ku kreu i shtetit e porosiste:”Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura