7500 efektivë në terren gjatë zgjedhjeve/ Zbardhet plani me katër faza, çfarë do të ndodhë nga votimi deri në numërimin e fletëve

Apr 17, 2021 | 16:25
SHPËRNDAJE

Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri pritet të jenë në terren 7500 efektivë policie.

shqipi

Drejtori i Rendit Publik Ylli Vasili gjatë një interviste për “News 24” zbardhi detaje nga plani me 4 faza që do të nisë në fillim të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në KZAZ.

Janë përcaktuar qartë 4 fazat. Kryesisht në fazën parazgjedhore si fazë e parë përgatitore. Në fazën e dytë garantimi i sigurisë dhe rendit gjatë fushatës zgjedhore. Në fazën e tretë që ka të bëjë me garantimin e rendit dhe sigurisë ditën e votimit, dhe në fazën e katërt që ka të bëjë me numërimin dhe transportimin e fletëve të votimit drejt KZAZ-ve”, shprhet ai.

Mësohet se Blutë do të kenë një regjistër ku do të shënohen veprat penale në fushën zgjedhore, dhe në të do të kenë qasje të gjithë qytetarëve. KQZ ka kërkuar nga policia që në zgjedhje të mos përfshihen punonjës me më pak se 4 muaj përvojë. Po ashtu nuk do përfshihen as forcat komando dhe efektivët e policisë kriminale, si edhe nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve deri në 150 m pranë qendrave të votimit. 250 vëzhgues të OSBE-ODIHR do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura