72 vite burg bandës me shqiptarë, çonin kokainë dhe heroinë në Britani

Oct 9, 2015 | 21:20
SHPËRNDAJE

Gjashtë anëtarë të një rrjeti të kontrabandës së drogës, përgjegjës për futjen në Britani të Madhe të sasive të kokainës dhe heroinës me një vlerë prej 166 milionë Paund, janë burgosur për më shumë se 72 vjet.

londer-vbanda
Të gjashtë burrat shqiptarë, janë burgosur sot, e premte, 9 tetor në Gjykatën Kingston Crown.

Ata janë:

Besnik Berisha, 57 vjec

Xen Muçaj, 39 vjec 

Akili Ismalaj, i njohur gjithashtu si Antonios Kontaktsis, 30 vjec

Marijn Kolaj, 20 vjec,

Shpetim Xhamxhiu, 33 vjec 

Denis Cangu, i njohur gjithashtu si Emilio Longhi, 23 vjec

Berisha u identifikua si importuesi i sasive më të mëdha (rreth 50 kg në çdo rast) të drogës së Klasit A , duke përdorur kamionin tij. Ai hynte në Mbretërinë e Bashkuar përafërsisht çdo 10 deri në 14 ditë, mbante një ngarkesë legjitime, dhe drogën e fshehur.

Gjatë udhëtimit të tij Berisha takohej me Kolaj, Xhamxhiu ose Muçaj, për të dorëzuar drogen, e cila më pas merrej nga te tjere për shpërndarje ose per përzierje me substanca të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura